U vra apo u vetëvra, aktori Art Kurti?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74332-u_vra_apo_u_vetëvra_aktori_art_kurti
Artisti gjakovar, Art Kurti, i cili ishte i angazhuar edhe si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 14:05 Europe/Tirane
  • U vra apo u vetëvra, aktori Art Kurti?

Artisti gjakovar, Art Kurti, i cili ishte i angazhuar edhe si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.

 Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.  “Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë.  Vetura në të cilën është gjetur i vrarë aktori Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunës së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.  Art Kurti u gjet i vdekur para disa ditësh në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.