Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në Kaçanik
May 01, 2018 04:15 Europe/Tirane
Edhe sot do të vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur të shtunën në mbrëmje në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Në kërkim të dy policëve për fatin e të cilëve nuk dihet ende janë vënë përveç Policisë edhe zhytësit e FSK-së, zhytës vullnetarë, banorë të zonës si dhe policia e Maqedonisë. Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc. Që nga ai moment nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerr nga uji natën e aksidentit.
Tags