Prezantohet tapeti historik iranian në muzeun kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë duke folur rreth të përbashkëtave historike mes Iranit dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, tha se e kaluara historike dhe kulturore është një fushë e përshtatshme për shtimin e bashkëpunimeve mes Teheranit dhe Sarajevës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari në ceremoninë e prezantimit të tapetit historik iranianë në muzeun kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës deklaroi: "Irani Islamik për të rëndësinë e ruajtjes së civilizimit historik të tij, ka bërë hapa shumë të mëdha në lidhje me ruajtjen dhe meremetimin e monumenteve antike dhe historike dhe në Iran ekzistojnë shumë muze historik me të cilët mund të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi muzeu kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës". Mirsad Sejariç, kryetari i muzeut kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës, në këtë ceremoni theksoi rëndësinë e historisë dhe civilizimit të Iranit për botën dhe mirëpriti vendosjen e lidhjeve dhe shkëmbimeve të informacioneve dhe eksperiencave mes muzeut kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe muzeve të Iranit.