Nuk do ta besoni se nga kush është paditur qeveria e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74620-nuk_do_ta_besoni_se_nga_kush_është_paditur_qeveria_e_kosovës
Qeveria e Kosovës mund të përballet me padi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2018 11:31 Europe/Tirane
  • Nuk do ta besoni se nga kush është paditur qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës mund të përballet me padi.

Kjo pasi familjet e gjashtë gylenistëve të deportuar nga Kosova në Turqi, si duket e kanë paditur Qeverinë për dëbimin e paligjshëm që u kanë bërë kryefamiljarëve të tyre.

Këtë e ka paralajmëruar vet kryeministri Haradinaj, i cili pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se ka dëgjuar për padinë nga familjarët, por që sipas tij kjo çështje është marrë me seriozitet nga qeveria e vendit.

“Deportimi i gjashtë gylenistëve, unë kam dëgjuar se familjet e kanë paditur Qeverinë e Kosovës, për mos respektim të drejtave të tyre në bazë të ligjeve në Kosovës, ne po ashtu kemi filluar një hetim të brendshme shumica e materieve që është e AKI-së nuk është materie publike, mirëpo e kemi marrë seriozisht atë temë”, ka deklaruar Haradinaj.