Organet e gjetura në Lepenc, deklarohet mjekësia ligjore
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74688-organet_e_gjetura_në_lepenc_deklarohet_mjekësia_ligjore
Organet e brendshme që u gjetën dje në Lepenc, teksa po kërkohej trupi i policit Armend Trena, janë të shtazëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2018 12:11 Europe/Tirane
  • Organet e gjetura në Lepenc, deklarohet mjekësia ligjore

Organet e brendshme që u gjetën dje në Lepenc, teksa po kërkohej trupi i policit Armend Trena, janë të shtazëve.

Lajmin e ka bërë të ditur për kallxo.com drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu.

“Me kërkesën e policisë sapo i ekzaminova organet e gjetura disa orë më parë. U vërtetua se organet e gjetura u përkasin shtazëve”, tha Gërxhaliu.

Për gjetjen e këtyre organeve tregoi pasdite zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

Edhe Gashi tha se organet e gjetura mund t’u përkasin shtazëve, por deklaroi se për këtë do të deklarohet Instituti i Mjekësisë Ligjore.