Kosovarët nuk i ndal as shiu, shikoni radhët para ambasadave
May 07, 2018 08:48 Europe/Tirane
Kosovarët po vazhdojnë të maltretohen nëpër ambasada të BE-së për të marrë një vizë
Ndonëse liberalizimi i vizave ende po vonohet, kosovarët janë të detyruar që të presin në radhë të gjata për të aplikuar për një vizë.
Edhe pse moti sot ka qenë i vranët dhe me shi, kjo nuk i ka ndalur kosovarët që të presin para ambasadave, shkruan Magazina.al.
Siç shihet edhe në fotografi, para Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë, janë krijuar radhë të gjata të pritjeve.
Tags