Detajet e fundit nga kërkimet për Armend Trenaj
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74824-detajet_e_fundit_nga_kërkimet_për_armend_trenaj
Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për pjesëtarin e policisë, Armend Trena i cili rezulton i zhdukur për më shumë se një javë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2018 09:24 Europe/Tirane
  •  Detajet e fundit nga kërkimet për Armend Trenaj

Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për pjesëtarin e policisë, Armend Trena i cili rezulton i zhdukur për më shumë se një javë.

Trena bashkë me kolegun e tij, Malësor Dashi u aksidentuan në orët e vona të mbrëmjes së 28 prillit në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ku vetura e tyre zyrtare përfundoi në lumin Lepenc.

Vazhdimin e kërkimeve sot e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Po kërkimet kanë filluar edhe sot”, ka thënë shkurt Gashi.

Ndryshe të enjten e javës së kaluar ekipet e zhytjes nga Policia e Kosovës bashkë me FSK-në dhe qytetarë të shumtë arritën që të gjenin trupin e pajetë të policit Dashi, i cili edhe u varros një ditë më vonë me ceremoni shtetërore në fshatin Stagovë të Kaçanikut.