Gjendet trupi i pajetë i policit të dytë të zhdukur në Lepenc
May 07, 2018 13:17 Europe/Tirane
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë, të policit Armend Trena, në lumin Lepenc.
“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena”, thuhet në njoftim. Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit. Trupi i pajetë i policit Malsor Dashit është gjetur më 3 maj nga ekipet e zhytësve dhe vullnetarëve.
Tags