Pse është i shqetësuar kryetari i Prizrenit?
May 08, 2018 11:27 Europe/Tirane
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se është tepër i shqetësuar me tërheqjen e rreth 1 milion eurove nga xhirollogaria e Komunës. Sipas tij, kjo shumë e parave është tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatës.
“Jam shqetësuar kur kam marrë informacionin se Komunës po i tërhiqen paratë nga ndërmarrjet përmes përmbaruesve”, tha Haskuka, gjatë një interviste në “TV Prizren”. Ai tregon se Komuna e Prizrenit, me rishikim të buxhetit do t’i paguajë të gjitha borxhet e qeverisë së kaluar të Ramadan Mujës. “Me reshikim të buxhetit, do t’i paguajmë borxhet”, premton Haskuka./Telegrafi/
Tags