Pse është i shqetësuar kryetari i Prizrenit?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74934-pse_është_i_shqetësuar_kryetari_i_prizrenit
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se është tepër i shqetësuar me tërheqjen e rreth 1 milion eurove nga xhirollogaria e Komunës. Sipas tij, kjo shumë e parave është tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2018 11:27 Europe/Tirane
  • Pse është i shqetësuar kryetari i Prizrenit?

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se është tepër i shqetësuar me tërheqjen e rreth 1 milion eurove nga xhirollogaria e Komunës. Sipas tij, kjo shumë e parave është tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatës.

“Jam shqetësuar kur kam marrë informacionin se Komunës po i tërhiqen paratë nga ndërmarrjet përmes përmbaruesve”, tha Haskuka, gjatë një interviste në “TV Prizren”. Ai tregon se Komuna e Prizrenit, me rishikim të buxhetit do t’i paguajë të gjitha borxhet e qeverisë së kaluar të Ramadan Mujës. “Me reshikim të buxhetit, do t’i paguajmë borxhet”, premton Haskuka./Telegrafi/