Pejë, mjet i dyshimtë në oborrin e Spitalit, evakuohen pacientët
May 16, 2018 08:33 Europe/Tirane
Një mjet i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit, dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë.
Po ashtu vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar. Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit. /Telegrafi/
Tags