Gjykata vendos rreth të dyshuarve për plagosjen në Prishtinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75628-gjykata_vendos_rreth_të_dyshuarve_për_plagosjen_në_prishtinë
Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit kundër dy të arrestuarve të djeshëm në Prishtinë të dyshuar për plagosjen e një personi në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2018 09:52 Europe/Tirane
  • Gjykata vendos rreth të dyshuarve për plagosjen në Prishtinë

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit kundër dy të arrestuarve të djeshëm në Prishtinë të dyshuar për plagosjen e një personi në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Në njoftimin zyrtar Gjykata e Prishtinës njoftoi se u ka caktuar dy të arrestuarve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. 

“Të pandehurve G.K dhe G.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.15.05.2018 deri me dt.15.06.2018”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit, të pandehurit G.K dhe G.K dyshohen për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje, sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim i narkotikëve.