Arben Gashi flet pas përleshjes fizike me nënkryetarin, Xhavit Haliti
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75806-arben_gashi_flet_pas_përleshjes_fizike_me_nënkryetarin_xhavit_haliti
Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka folur pas incidentit me Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2018 17:54 Europe/Tirane
  • Arben Gashi flet pas përleshjes fizike me nënkryetarin, Xhavit Haliti

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka folur pas incidentit me Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit.

Gashi thotë se është penduar për fjalët e thëna një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

‘Më vjen keq që qytetarët e Kosovës janë përballë me këtë lloj gjuhe, që kanë dëgju këtë lloj gjuhe nga ana ime. Ndërsa për kryesuesin e seancës mendoj se ai duhet të mendojë thellë se çka do me bo kur të ulet në krye të Kuvendit”, tha Gashi.

Gashi tha për Frontal se prapa sjelljeve të tij në Kuvend dje nuk qëndron ai deputeti të cilin e votuan qytetarët kosovarë.

Dje, Gashi e Haliti u përplasen me fjalë të rënda në distancë. U shanë edhe me nënë. Gashi i tha “shko në rrotë të s’amës” Halitit, e ky ia ktheu me fjalët “qen bir qeni”. Krejt kjo ndodhi pasi Haliti, që po kryesonte seancën nuk ia dha fjalën Gashit.