Kosova ka ekstraduar dhe deportuar rreth 350 persona nga 2017-a
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75864-kosova_ka_ekstraduar_dhe_deportuar_rreth_350_persona_nga_2017_a
Rreth 350 persona janë deportuar dhe ekstraduar nga territori i Kosovës për në shtetet e ndryshme që nga viti 2017 e deri më tash, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Kosova ka ekstraduar dhe deportuar rreth 350 persona nga 2017-a

Rreth 350 persona janë deportuar dhe ekstraduar nga territori i Kosovës për në shtetet e ndryshme që nga viti 2017 e deri më tash, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente në Kosovë vitin e kaluar kanë ekstraduar 44 persona nga Republika e Kosovës për në shtetet tjera apo anasjelltas. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, nga 44 personat, 25 ishin ekstradime nga shtetet tjera për në Kosovë, kurse 15 persona janë ekstraduar nga territori i Kosovës për në vendet tjera. Aktualisht, janë edhe dy raste të ekstradimit nga Kosova në shtete tjera, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ndërkaq, 4 ekstradime kanë qenë transit, ku Ministria e Drejtësisë ka dhënë leje për shfrytëzimin e territorit të Republikës së Kosovës. “Ka pasur raste të ndryshme të ekstradimit, duke filluar nga vrasjet, vjedhje të rëndë, trafikim të qenieve njerëzore, trafikim të narkotikëve. Tashmë unë kam nënshkruar edhe dy ekstradime të shtetasve të huaj që kanë qenë në Kosovë dhe janë kërkuar nga vendet e tyre”, tha Tahiri. Në një përgjigjeje nga kjo ministri thuhet se numri më i madh i ekstradimeve është realizuar me shtete si, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Austria, Italia, Hungaria, Mal i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe kështu me radhë.