Krimineli bëhet gjyqtar në Kushtetuesen e Kosovës!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75872-krimineli_bëhet_gjyqtar_në_kushtetuesen_e_kosovës!
71 deputetë të Kuvendit të Kosovës të premten i dhanë votën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese një personi të dënuar nga gjykata.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2018 15:09 Europe/Tirane
  • Krimineli bëhet gjyqtar në Kushtetuesen e Kosovës!

71 deputetë të Kuvendit të Kosovës të premten i dhanë votën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese një personi të dënuar nga gjykata.

Nga dy gjyqtarët e vetëm të cilët morën votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njëri është Radomir Laban nga komuniteti serb, i cili po del se ka një të kaluar kriminale, raportuan të shtunën mediat e Kosovës. Radomir Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj. Grupi i quajtur “Carinska Mafija”, i përbërë nga 17 persona, sipas medieve serbe, ishte arrestuar në vitin 2006. Mirëpo, Komisioni i cili i përzgjodhi emrat e propozuar dhe procedoi emrin e Radomir Labanit për në Kuvend, po del nuk ka pasur fare informacion për të kaluarën e tij. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ishte pjesë e komisionit, thotë se shumë vonë u informua për të kaluarën e Labanit. Por, tentativat e saj dhe thirrjet që të mos votohej ky emër, nuk patën sukses.