Dy policë lëndohen nga gjuajtjet në ndeshjen e tensionuar Vëllaznimi – Gjilani
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75944-dy_policë_lëndohen_nga_gjuajtjet_në_ndeshjen_e_tensionuar_vëllaznimi_gjilani
Përpos futbollistit Betim Haxhimusa të Gjilanit, nga gjuajtjet e tifozëve me gjësende në fund të ndeshjes Vëllaznimi – Gjilani, kanë pësuar edhe dy policë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 08:50 Europe/Tirane
  • Dy policë lëndohen nga gjuajtjet në ndeshjen e tensionuar Vëllaznimi – Gjilani

Përpos futbollistit Betim Haxhimusa të Gjilanit, nga gjuajtjet e tifozëve me gjësende në fund të ndeshjes Vëllaznimi – Gjilani, kanë pësuar edhe dy policë.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, dy policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet. Koha.net