Mijëra kroatë protestojnë kundër abortit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75960-mijëra_kroatë_protestojnë_kundër_abortit
Mijëra protestues kundër abordit, kanë protestuar sot në Zagreb të Kroacisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 20, 2018 14:42 Europe/Tirane
  • Mijëra kroatë protestojnë kundër abortit

Mijëra protestues kundër abordit, kanë protestuar sot në Zagreb të Kroacisë.

Ngjarja ka kaluar pa asnjë incident, ka njoftuar Policia. Sipas autoritetet, në marshin e quajtur “Marshi për Jetën” në Zagreb, morrën pjesë rreth 10 mijë persona. Protesta të ngjajshme janë mbajtur edhe në qytetin Split dhe Rijeka. Në Split, kryepeshkopi Marin Barisiq u ba bërë thirrje marshuesve që të mbrojnë jetën. Por në Rijeka kishte edhe një kundër-protestë, të titulluar “Marsh për Liri”. Dy anët e protestuesve janë përleshur dhe policia ka arrestuar mbi 20 gra aktiviste, të cilat u munduan që të ndalonin protestën kundër abortit, transmeton Reuters. Aborti është legal në Kroaci deri në javën e 10-të të shtatzënisë. Ligji për abortin daton që prej vitit 1978, kur Kroacia atëbotë ishte pjesë e Jugosllavisë. Aktivistët po kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet. Vitin e kaluar, një gjykatë kroate kishte vendosur që të hidhte poshtë kërkesën për shfuqizimin e abortit. Rreth 90 për qind e popullsisë në Kroaci janë katolikë dhe Kisha luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.