Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për të dyshuarin për krime lufte
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76046-mbetet_në_fuqi_masa_e_paraburgimit_për_të_dyshuarin_për_krime_lufte
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.S, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2018 10:43 Europe/Tirane
  • Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për të dyshuarin për krime lufte

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.S, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.05.2018. 

D.S. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas nenit 142 lidhur më 22 të Kodit penal të RSFJ-së, aktualisht e paraparë me nenin 153 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme në vend.

Gjykata e Apelit gjen se Gjykata e Shkallës se Parë ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /Telegrafi/