Dervishi dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim
May 24, 2018 11:48 Europe/Tirane
Lufti Dervishi është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe tetë mijë euro gjobë ndërsa Sokol Hajdini është dënuar me 1 vjet burgim në rastin “Medicus”.
Dervishi është shpallur fajtor për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar. Hajdini është shpallur fajtor për akuzën shkaktim i lëndimit të rëndë trupor.
Gjykata ia ka ndaluar Dervishit që të ushtrojë profesionin e urologut për dy vjetët e ardhshme. koha.net
Tags