Dervishi dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76324-dervishi_dënohet_me_7_vjet_e_6_muaj_burgim
Lufti Dervishi është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe tetë mijë euro gjobë ndërsa Sokol Hajdini është dënuar me 1 vjet burgim në rastin “Medicus”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2018 11:48 Europe/Tirane
  • Dervishi dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

Lufti Dervishi është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe tetë mijë euro gjobë ndërsa Sokol Hajdini është dënuar me 1 vjet burgim në rastin “Medicus”.

Dervishi është shpallur fajtor për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar. Hajdini është shpallur fajtor për akuzën shkaktim i lëndimit të rëndë trupor.

Gjykata ia ka ndaluar Dervishit që të ushtrojë profesionin e urologut për dy vjetët e ardhshme. koha.net