Lëndohet pronari i Al Petrol-it
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76396-lëndohet_pronari_i_al_petrol_it
Para disa minutash ka ndodhur një shpërthim në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2018 11:36 Europe/Tirane
  • Lëndohet pronari i Al Petrol-it

Para disa minutash ka ndodhur një shpërthim në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.

Nga ky shpërthim ka pësuar katër persona, të cilët janë lënduar , shkruan Indeksonline.

Lëndime ka pësuar edhe pronari i kompanisë, Lulzim Kryeziu, i cili ka marrë djegie në fytyrë nga flakët, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes gjenden të gjitha ekipet relevante dhe po merren me rastin.

Po ashtu, policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale./Indeksonline/