Zjarrfikësit japin alarmin. Gjendja tejet serioze pas shpërthimit në Al Petrol
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76398-zjarrfikësit_japin_alarmin._gjendja_tejet_serioze_pas_shpërthimit_në_al_petrol
Para një ore ka shpërthyer njëra nga cisternat e naftës së pompës së derivateve “Al Petrol” në Fushë Kosovë, ku kanë pësuar lëndime disa njerëz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2018 11:39 Europe/Tirane
  • Zjarrfikësit japin alarmin. Gjendja tejet serioze pas shpërthimit në Al Petrol

Para një ore ka shpërthyer njëra nga cisternat e naftës së pompës së derivateve “Al Petrol” në Fushë Kosovë, ku kanë pësuar lëndime disa njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore, ato mjekësore dhe të zjarrfikësve, raporton Indeksonline.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka ka thënë në një prononcim për Indeksonline se gjendja nuk është aspak e mirë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë, kemi shumë problem me rrymë këtu, me instalimin e ujit që është bërë këtu, e këta të KEK-ut nuk po dojnë ta lëshojnë rrymën për arsyeje të tyre. Pa rrymë nuk kemi kapacitet me e mbuluar rezervuarin fatkeqësisht”, ka thënë Zeka.

Ai ka theksuar se për fat të mirë u kanë dal në ndihmë nga Aeroporti i Prishtinës, me të cilët po intervenojnë së bashku.

“Për momentin është vetëm një rezervuar duke u djegur, te shohim sa po mundemi me arrit me e ndal zjarrin që është shumë i madh. Cisterna që po rrjedh tanimë ka shpërthyer, por janë këta përreth, sepse Al Petrol është një kompani e madhe por po shpresojmë që nuk ndodh asgjë sepse do ta pësojmë të gjithë që jemi këtu”, ka thënë tutje Zeka. /Indeksonline/