Sulm me thikë në Graqanicë, policia arreston një serb
May 25, 2018 11:42 Europe/Tirane
Një person i nacionaliteti serb është arrestuar nga policia pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë një femër po ashtu serbe.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i cili i kishte shkartuar lëndime të rënda trupore me armë të ftohtë-thikë viktimës femër K/serbe
Viktima ka marrë tretman mjekësor fillimisht nga mjeku në fshatin Gushtericë, më pastaj në Graqanicë, në QKUK dhe me kërkesën e familjarëve viktima dërgohet për trajtim në Mitrovicë.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia. /Telegrafi/
Tags