I shqipton gjobën, qytetari sulmon fizikisht policin
May 25, 2018 11:43 Europe/Tirane
Një person ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, pasi që ai i ka shqiptuar tiketën për kundërvajtje.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, njofton policia. “Raportohet se pas shqiptimit të një kundërvajtje në trafik nga policia, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/
Tags