Theret me thikë një avokat në qendër të Prishtinës
May 25, 2018 12:51 Europe/Tirane
Avokati Arlind Jupolli është therur me thikë, të premten, në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Express.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të kësaj dite, në sheshin “Nënë Tereza”. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e tij mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gazeta Express mëson se motiv i therjes dyshohet të jetë një konflikt i mëhershëm mes viktimës me të dyshuarin, i cili ende nuk është kapur nga policia. /GazetaExpress/.
Tags