Haradinaj: Lajmi i madh për vizat brenda 10 ditësh
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76740-haradinaj_lajmi_i_madh_për_vizat_brenda_10_ditësh
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si ‘lajm të madh’ atë që do ta sjellin përfaqësuesit e BE’së në qershor. Sipas tij, kjo është një nga pjesët më kryesore të procesit të liberalizimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2018 12:20 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Lajmi i madh për vizat brenda 10 ditësh

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si ‘lajm të madh’ atë që do ta sjellin përfaqësuesit e BE’së në qershor. Sipas tij, kjo është një nga pjesët më kryesore të procesit të liberalizimit.

I pari i Qeverisë ka konfirmuar se takimi me përfaqësuesit e BE’së është paraparë të bëhet brenda 10 ditëve të ardhshme. “Në 10 ditë që po vijmë ne kemi paraparë një takim me përfaqësuesit e BE dhe me iu kthye agjendës Evropiane. Në Qershor vjen lajmi i madh, por nuk përfundon aty, e pas kësaj duhet me u fokusu në punët nacionale”, ka thënë Haradinaj para pak minutash. E për këtë proces, Haradinaj ka kërkuar ndihmën e të gjithëve. Përveç që medieve i shkroi letër ditë më parë, ai sot ka ftuar elitën nga sporti e muzika që ta bëjnë të njëjtën gjë. “Na duhet ndihma e të gjithëve. Ftoj elitën tonë qoftë nga sporti, muzika e gazetarët që të kontribuojnë në këtë proces”, ka shtuar kryeministri. E ky takim i përfaqësuesve të BE’së me zyrtarët kosovarë rreth procesit të vizave, nuk është i pari. Zyrtarët e BE’së ishin para disa javësh në Kosovë ku analizuan disa procese dhe dhanë sugjerimet e fundit. Ndryshe, sipas njohësve dhe udhëheqësve shtetërorë, në qershor Kosova merr vulën rreth procesit të liberalizimit, i cili ka pak gjasë të ndodhë në shtator, e më shumë gjasë ka që të ndodhë në dhjetor.