Serbia do ta mbrojë Trepçën me çdo mjet
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se Serbia do ta mbrojë Trepçën dhe se punëtorët nuk arsye të brengosen për ekzistencën e tyre.
"Kush e nguc Trepçën, godet themelin e ekzistencës së popullit serb në Kosovë ", citon gazeta “Kurir” të ketë thënë Gjuriq. Ai ka porositur se shteti i Serbisë, ashtu siç e ka mbrojtur në periudhën e shkuar Trepçën, po ashtu do të reagojë sa herë që gjendet para sfidave që të plaçkitet pasuria serbe në Kosovë. Gjuriq ka thënë se edhe herën e kaluar Serbia, me aksion të gjerë ndërkombëtar , ka penguar rrëmbimin e Trepçës ashtu sikur dhe qendrën e skive në Brezovicë. "Serbia do të vazhdojë me mund e me përpjekje, e punëtorët e Trepçës nuk kanë pse të brengosen për ekzistencën e tyre", ka përfunduar ai .