Një muaj paraburgim për tentim vrasje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i77158-një_muaj_paraburgim_për_tentim_vrasje
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2018 08:17 Europe/Tirane
  • Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Të pandehurit E.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. 

I pandehuri E.T dyshohet se më 28 maj rreth orës 17.10 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme, të pandehurit E.T dhe L.B me dashje kishin tentuar të privojnë nga jeta duke shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarve V.A dhe D.A.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. telegrafi