Ali Ahmeti: Këta janë njerëzit që themeluan UÇK-në
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i77918-ali_ahmeti_këta_janë_njerëzit_që_themeluan_uÇk_në
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2018 02:48 Europe/Tirane
  • Ali Ahmeti: Këta janë njerëzit që themeluan UÇK-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ahmeti ka zbuluar emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë pinjollët e themelimit të UÇK-së, ka thënë ai në T7. Ahmeti ka thënë se merita kanë edhe Afrim Zhitia, Fadil Vata e të tjerë. Ahmeti po ashtu ka treguar se komunikata e parë e UÇK-së është lëshuar nga Shkupi, në vitin 1993.