Ali Ahmeti: Këta janë njerëzit që themeluan UÇK-në
Qershor 14, 2018 02:48 Europe/Tirane
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
Ahmeti ka zbuluar emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë pinjollët e themelimit të UÇK-së, ka thënë ai në T7. Ahmeti ka thënë se merita kanë edhe Afrim Zhitia, Fadil Vata e të tjerë. Ahmeti po ashtu ka treguar se komunikata e parë e UÇK-së është lëshuar nga Shkupi, në vitin 1993.
Tags