Papunësia në Kosovë është 26.5 për qind
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i78216-papunësia_në_kosovë_është_26.5_për_qind
Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave (ASK) për tremujorin e parë të këtij viti, është 26.5 për qind.
(last modified 2026-05-02T13:06:07+00:00 )
Qershor 18, 2018 16:40 Europe/Tirane
  • Papunësia në Kosovë është 26.5 për qind

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave (ASK) për tremujorin e parë të këtij viti, është 26.5 për qind.

Në të dhënat e publikuara nga ASK-ja thuhet se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune. “Papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7 për qind, krahasuar me meshkujt me 25.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeç, me 54.0 për qind. Sipas rezultateve, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me mbi 60 për qind, me fokus të veçantë te femrat”, thuhet në raportin e ASK-së. Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim në Kosovë vazhdojnë të jenë tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi.