Përkujtohen viktimat e luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës me 3000 lule
Qindra boshnjakë kanë hedhur 3000 lule në lumin Drina duke zhvilluar kështu një ceremoni përkujtimore për mijëra persona të dashur të tyre që u bënë viktimë e luftës në këtë vend gjatë viteve 90-ta duke u masakruar nga ushtria serbe.
Gazeta "Yeni Shafak" në një raport të saj ka shkruar se me qindra qytetarë boshnjakë kanë hedhur 3000 lule lumin Drina nga ura Mehmet Pasha Sokoloviç në qytetin Grad duke përkujtuar kështu viktimat e luftës së Bosnjës që u vranë nga forcat serbe gjatë viteve 90-ta, si shenjë për të përkujtuar 3000 jetë njerëzish. Disa qytetarë të pranishëm në këtë ceremoni gjithashtu kanë hedhur në lumë edhe letrat me plotë mall dhe dashuri duke ua dërguar shpirtrave të viktimave. Shoqata e familjeve të personave të zhdukur "Vishe Grad-92" ka organizuar këtë ceremoni me emrin fushata "3 mijë lule për 3 mijë jetë" për të kujtuar dhunën dhe krimet e forcave serbe kundër popullit boshnjak gjatë luftës 3 vjeçare për opinionin publik. Hedia Kasapoviç, kryetarja e fushatës "3 mijë lule për 3 mijë jetë", në lidhje me organizimin e kësaj ceremonie përkujtimore, deklaroi se pavarësisht se kanë kaluara 23 vite nga përfundimi i luftës në vitin 1995, akoma vazhdojnë të zbulohen mbetjet e trupave të viktimave të cilat forcat serbe i kanë hedhur në lum. Ajo në vazhdim tha se këtë vit janë zbuluar dy trupa të tjerë të viktimave të luftës. Sulio Feziç ka thënë: "Në vitin 1992 shumë qytetarë boshnjakë pasi janë vrarë, trupat e tyre janë hedhur nga ura në lumin Drina. Identiteti i shumë prej tyre akoma nuk dihet dhe trupat e shumë prej tyre akoma nuk janë zbuluar".