Arrestohet një serb për krime lufte në Bosnjë
Korrik 03, 2018 14:47 Europe/Tirane
Pjesëtarët e Agjencisë për hetime dhe mbrojtje të Bosnjë dhe Hercegovinës arrestuan sot në rajonin Vlasenica, Slaxhan Pajiq, i dyshuar për krime lufte në Bosnjë.
Pajiq, i lindur në vitin 1970 në Loznicë, dyshohet se mori pjesë në një numër të madh dhunimesh dhe keqtrajtimesh seksuale të një femre boshnjake dhe një të miture tjetër, transmetojnë mediat lokale. Ai akuzohet edhe për sjellje jo njerëzore dhe torturim të civilëve të robëruar, meshkujve të nacionalitetit boshnjak në hapësirat e stacionit policor në Vlasenica. Pajiq, i cili është shtetas i Bosnjës, dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.
Tags