NATO me bazë ajrore në Shqipëri
(last modified Sun, 05 Aug 2018 07:01:08 GMT )
Gusht 05, 2018 09:01 Europe/Tirane
  • NATO me bazë ajrore në Shqipëri

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Baza do të jetë Kuçova dhe vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës do të investohen mbi 50 milion euro. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama.  "Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura" shkruan Rama. Kuçova do të shërbejë njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare. "Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit. Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan" vijon Rama.

 

 

Tags