MPB: Ndiqet gjendja në vend, dhe jo “Maqedonia bojkoton”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i80575-mpb_ndiqet_gjendja_në_vend_dhe_jo_maqedonia_bojkoton
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i demanton akuzat se ka pasur ndjekje policore ndaj bojkotuesve të referendumit që i paraqiti Shtabi i Krizës për bojkotimin e referendumit në reagimin të intervistës së Ministrit Oliver Spasovski për AIM.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2018 05:34 Europe/Tirane
  • MPB: Ndiqet gjendja në vend, dhe jo “Maqedonia bojkoton”

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i demanton akuzat se ka pasur ndjekje policore ndaj bojkotuesve të referendumit që i paraqiti Shtabi i Krizës për bojkotimin e referendumit në reagimin të intervistës së Ministrit Oliver Spasovski për AIM.

Në demantin deri tek Shtabi i Krizës “Maqedonia bojkoton”, MPB-ja thotë se i hedh poshtë spekulimet dhe shtrembërimet e intervistës së Spasovskit. “Në intervistën Ministri Spasovski qartë tregon se ai ashtu sikurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndjekin çfarë po ndodh në lidhje me referendumin, gjegjësisht vendosja e strukturave politike në lidhje me referendumin, mes të tyre edhe platforma ‘Bojkotoj’, që kanë të drejtë legjitime të dalin për qëndrimin e tyre. Qytetarët, njëlloj si Spasovski, i ndjekin ndodhitë politike, që në asnjë rast nuk do të thotë se është ndjekje policore, siç dëshiron dikush të manipulojë”, thuhet në dematin e MPB-së.  Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet në demantin, rreptësisht i hedh poshtë spekulimet dhe shtrembërimet për përgjim dhe ndjekje të anëtarëve të kësaj platforme dhe apelon nëse dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e publikut atë ta kryejnë në mënyrë tjetër, dhe jo përmes shpërndarjes së gënjeshtrave dhe dezinformimeve./Telegrafi/