Kaçaniku proteston kundër dhunës ndaj grave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i80606-kaçaniku_proteston_kundër_dhunës_ndaj_grave
Sot prej orës 12:00 Kaçaniku u bashkohet qyteteve tjera të Kosovës, në të cilat u protestua kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 27, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Kaçaniku proteston kundër dhunës ndaj grave

Sot prej orës 12:00 Kaçaniku u bashkohet qyteteve tjera të Kosovës, në të cilat u protestua kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kjo protestë organizohet nga INJECT, dhe sipas organizatorëve protesta me moton “BollMa” ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë.

Kërkesat e protestës janë që të shkarkohen policët që ishin në detyrë atë ditë, sikurse prokurori i Gjakovës.

“Boll Mo dhunës institucionale strukturore ndaj grave, ndaj të varfërve, ndaj grupeve më të dobëta të shoqërisë. Kërkojmë drejtësi korrekte e jo selektive. Jeta e vajzave tona ka vlerë! Jeta e çdo qytetari ka vlerë!

Kosova nuk ka më vajza tjera për të humbur.

Organizata INJECT nga Prishtina, e përkrahur nga shoqëria civile e Kaçanikut, organizojnë protestën me kauzë kundër dhunës së grave dhe dhunës institucionale. Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e fëmijëve dhe grave.

Takohemi në parkun e qytetit në Kaçanik duke vazhduar marshin ne bulevardin “Ismail Raka” për tu ndalur tek gjykata, policia dhe do të përfundojë para komunës”, thuhet në njoftim./telegrafi/