“Pajtimi i Serbisë me Kosovën, kur politikat e së kaluarës të braktisen”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81004-pajtimi_i_serbisë_me_kosovën_kur_politikat_e_së_kaluarës_të_braktisen
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijančič thekson se Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2018 08:34 Europe/Tirane
  • “Pajtimi i Serbisë me Kosovën, kur politikat e së kaluarës të braktisen”

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijančič thekson se Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun.

Duke iu referuar fjalimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, të dielën e kaluar, më 9 shtator, Kocijancic theksoi se “nuk ka hapësirë përr dykuptimësi apo lavdërim për politikën dhe veprimet e Millosheviçit. Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë mëse të qarta në këtë rast”.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë do të jenë të mundura vetëm kur politikat e së kaluarës janë kapërcyer dhe braktisur”, theksoi Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijançiç.Tch