Thaçi viziton Shkupin, takime me Zaevin e Xhaferin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81036-thaçi_viziton_shkupin_takime_me_zaevin_e_xhaferin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ndalet këtë të mërkurë për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, aty ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe krerë të partive të tjera politike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2018 07:03 Europe/Tirane
  • Thaçi viziton Shkupin, takime me Zaevin e Xhaferin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ndalet këtë të mërkurë për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, aty ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe krerë të partive të tjera politike.

Sipas njoftimit të Presidencës, Thaçi pritet të flasë me krerët institucionalë e politikë të Maqedonisë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit.

Vizita e tij në Maqedoni vjen pasi Thaçi priti në Prishtinë, në pamundësi për shkak të rrethanave për të vizituar rajonet me shumicë shqiptare në Serbi, krerët e Luginës së Preshevës. Thaçi ka biseduar ditët e fundit rreth të njëjtave tema edhe me presidentin Ilir Meta, si dhe homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.