Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Matis mbërriti në Shkup
(last modified Mon, 17 Sep 2018 10:06:25 GMT )
Shtator 17, 2018 12:06 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Matis mbërriti në Shkup

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot në mëngjes mbërriti në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”. Ai u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ku më pas u nis për në selinë e qeverisë në takim me Kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis javën e kaluar paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni. (Alsat-M)

Tags