Olmert: Armiku ynë nuk është Irani dhe Hezbollahu, por Netanyahu
(last modified Wed, 30 Oct 2024 07:05:55 GMT )
Tetor 30, 2024 08:05 Europe/Tirane
  • Olmert: Armiku ynë nuk është Irani dhe Hezbollahu, por Netanyahu

Olmert, ish-kryeministri i regjimit sionist, të martën theksoi: Irani, Hezbollahu dhe Hamasi nuk janë armiqtë tanë, por armiqtë janë ekstremistët izraelitë dhe mes tyre Netanyahu.

Sipas IRNA, në një intervistë për kanalin e lajmeve "CNN", Olmert shtoi:  Fatkeqësisht, ne shohim se Netanyahu mbështetet tek ekstremistët e kabinetit të tij të djathtë dhe mbyll një sy ndaj veprimeve të tyre. Ndonëse Olmert nuk i përmendi emrat e personave, duket se ai nënkupton “Itamar Ben Goyer”, ministrin e Sigurisë së Brendshme të Izraelit, së bashku me “Bezalel Smotrich”, ministrin e financave të këtij regjimi, për të cilët analistët izraelitë besojnë se Netanyahu u nënshtrohet vendimeve të tyre sepse Netanyahu ka frikë se Ben Goyer dhe Smotrich mund të japin dorëheqjen nga qeveria e tij e koalicionit dhe në këtë rast, kabineti i tij i koalicionit do të bjerë. Kjo është arsyeja që në shumë çështje të rëndësishme si ndërprerja e luftës, shkëmbimi i robërve dhe përfundimi i luftës në Liban, ai u nënshtrohet mendimeve të këtyre dy ministrave ekstremë dhe radikalë të cilët njihen për qëndrimet e tyre antinjerëzore kundër palestinezëve.