Stoltenberg viziton këtë javë Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81690-stoltenberg_viziton_këtë_javë_serbinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë në Beograd nga data 6 deri më 8 tetor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2018 16:01 Europe/Tirane
  • Stoltenberg viziton këtë javë Serbinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë në Beograd nga data 6 deri më 8 tetor.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se Stoltenberg do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren e këtij vendi, Ana Bërnabiq. "Më 8 tetor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do t'i bashkohet presidentit të Republikës së Serbisë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve të emergjencës civile "SRBIJA 2018", të bashkorganizuara nga Qendra Euro-Atlantike për Bashkërendimin e Reagimit ndaj Fatkeqësive dhe Ministria e Brendshme e Serbisë", thuhet në njoftimin e NATO-s. Stoltenberg po ashtu do t'i adresohet një konference të organizuar nga Forumi i Sigurisë në Beograd.