Parlamenti maqedonas miraton ligjin për çështjen e Emrit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82189-parlamenti_maqedonas_miraton_ligjin_për_çështjen_e_emrit
Qeveria e Maqedonisë ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2018 08:11 Europe/Tirane
  • Parlamenti maqedonas miraton ligjin për çështjen e Emrit

Qeveria e Maqedonisë ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Tashmë qeverisë i jepen 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës. Mes votuesve, Alsat Maqedonia raporton se kanë votuar edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, që i identifikon si Vladanka Aviroviç, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-Milevska, Krste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska si dhe Zeqir Rançiloviç. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës morën pjesë, edhe pse kishin theksuar më herët se seanca konsiderohej e përfunduar. Votimi ishte programuar për t’u zhvilluar gjatë drekës, për t’u shtyrë për në orën 21 dhe për të nisur rreth një orë më vonë. Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.