Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82204-gazetarja_shqiptare_vë_në_siklet_vuçiçin
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa është pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2018 14:45 Europe/Tirane
  • Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa është pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

Pyetja është bere nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai. Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçic është përgjigjur. Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje. Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i përqendruar në pyetjen që po i bëhej.