Jeremiq: Kosova do të anëtarësohet në OKB, mund të bashkohet me Shqipërinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82238-jeremiq_kosova_do_të_anëtarësohet_në_okb_mund_të_bashkohet_me_shqipërinë
Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2018 17:14 Europe/Tirane
  • Jeremiq: Kosova do të anëtarësohet në OKB, mund të bashkohet me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.

Jeremiq ka thënë se “Demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”. Ai gjithashtu tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë. “Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi Jeremiq. Ish-shefi i diplomacisë serbe, Jeremiq, theksoi se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”. “Vuçiq është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, thotë Jeremiq, duke shtuar se “presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen”.