Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82356-kuvendi_i_shqipërisë_miratoi_projektligjin_për_mbylljen_e_lojërave_të_fatit
Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi sot nen për nen dhe në tërësi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit më datën 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit

Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi sot nen për nen dhe në tërësi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit më datën 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Këtë projektligj e votuan 75 deputetë të Partisë Socialiste. Ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Ndërkohë u rrëzua propozimi i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erion Braçe, i cili kërkoi që për lojërat e fatit (kazinotë që do të stacionohen vetëm në hotele me 5 yje) të ketë një normë më të lartë taksimi, nga 15  përqind  që është aktualisht në 30 përqind. Deputeti Braçe iu referua disa vendeve të BE, të cilat i taksojnë këto aktivitete në masë më të lartë se Shqipëria. Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkoi që ky propozim të përfshihej në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj. I të njëjtit mendim me ministrin Ahmetaj, ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se propozimi i Erion Braçes të përfshihet në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj. Ligji për mbylljen e basteve dhe kazinove pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.