Xhafaj: Tani nuk jam ministër, opozita t'i provojë akuzat
(last modified Sat, 27 Oct 2018 17:45:14 GMT )
Tetor 27, 2018 19:45 Europe/Tirane
  • Xhafaj: Tani nuk jam ministër, opozita t'i provojë akuzat

Ish ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj ka bërë një tjetër reagim pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një status në twitter, Xhafaj i ka kthyer një përgjigje opozitës, duke e sfiduar atë që tani që nuk është më ministër, t'i provojë akuzat e hedhura ndaj tij. "Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik", shprehet Xhafaj. Ai sqaron edhe njëherë se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. "Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër. Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo",shkruan Xhafaj.

 

Tags