Ministri serb: Duhet një 'Dejton' i ri për Kosovën
Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha se për çështjen e Kosovës nevojitet një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përkujtoi se partia e tij, SDPS, (Partia Socialdemokrate e Serbisë), ka propozuar një plan të zgjidhjes në tri faza.
Ministri serb i ka thënë gazetës malazeze “Pobeda” se faza e parë nënkupton heqjen e barrierave ekonomike; faza e dytë parasheh zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe zgjidhjen e çështjes se trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ndërsa faza e tretë do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përveç në Kombet të Bashkuara. Ai thotë se pas kësaj do të duhej parë çfarë do të merrte Serbia si kompensim, por edhe se do të nevojitej një konferencë ndërkombëtare, pra një lloj “Dejtoni”, ku do të hapej plotësisht çështja e Kosovës dhe do kërkohej një zgjidhje përfundimtare për statusin.