Kroacia i jep afat regjimit sionist për shitjen e avionëve F-16
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84486-kroacia_i_jep_afat_regjimit_sionist_për_shitjen_e_avionëve_f_16
Kroacia i ka kërkuar Izraelit të kapërcejë një mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe të konfirmojë se mund të arrijë një marrëveshje për shitjen 12 avionë luftarakë amerikanë të përdorur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 04, 2019 19:54 Europe/Tirane
  • Kroacia i jep afat regjimit sionist për shitjen e avionëve F-16

Kroacia i ka kërkuar Izraelit të kapërcejë një mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe të konfirmojë se mund të arrijë një marrëveshje për shitjen 12 avionë luftarakë amerikanë të përdorur.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë tha të enjten se Izraeli duhet të kthejë përgjigje deri më 11 janar ose marrëveshja prej 500 milion dollarë për një duzinë avionësh F-16 do të anulohej. Izraeli bëri një marrëveshje me Kroacinë për shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Barak në mars, në pritje të marrjes së lejes nga SHBA për lejimin e shitjes së avionëve tek një palë e tretë. Por marrëveshja hasi probleme, për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit la të nënkuptohet se nëse  Izraeli dëshiron të shesë avionët atëherë duhet ti heqë të gjitha përmirësimet që i ka bërë, pasi i mori nga SHBA 30 vite më parë. Izraeli përmirësoi avionët me sisteme të sofistikuara elektronike dhe radarë, arsye për të cilën Kroacia vendosi të blejë aeroplanët nga Izraeli dhe jo nga SHBA. "Nëse avionët nuk janë në përputhje me atë që kemi rënë dakord, marrëveshja nuk do të mbyllet dhe ne do të kemi një tjetër ofertë blerjeje,"-tha kryetari i parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.