Protesta anti-qeveritare në Serbi
Janar 06, 2019 08:40 Europe/Tirane
Në Serbi janë organizuar protesta anti-qeveritare, bëjnë të ditur mediat lokale.
Protesta e pestë e qytetarëve në Serbisë, “Një në pesë milionë”, ka filluar tek kampusi i Fakultetit Filozofik në Beograd. Pas fjalimit të drejtuesit të protestës qytetarët kanë vërshuar rrugët e Beogradit. Kjo protestë fillimisht u organizua për sulmin ndaj udhëheqësit të së majtës serbe, Bork Stefanoviç. Të shtunën e kaluar protestuesit u mblodhën në Beograd për të katërtën herë. Protestuesit i kanë dërguar tri kërkesa Qeverisë dhe presidentit për të zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviçit dhe sulmuesit e Borko Stefanoviçit.
Tags