Irinej: Kosova është ekzistenca e popullit serb
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84594-irinej_kosova_është_ekzistenca_e_popullit_serb
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej në urimin për Kërshëndellat ka theksuar se serbëve në Kosovë po u merret edhe e drejta elementare për jetën e dinjitetshme të njeriut ndërsa liria e popullit serb në këtë vend nuk është e mundur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • Irinej: Kosova është ekzistenca e popullit serb

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej në urimin për Kërshëndellat ka theksuar se serbëve në Kosovë po u merret edhe e drejta elementare për jetën e dinjitetshme të njeriut ndërsa liria e popullit serb në këtë vend nuk është e mundur.

Sipas tij, këtë e dëshmon vënia e taksës ndaj mallrave të Serbisë që “ka për qëllim frikësimin dhe dëbimin e të gjithë serbëve nga Kosova”. "Sërish themi se për ne çështja e Kosovës, ndër të tjera, është çështje e ekzistencës së popullit, klerit, murgjve, e shenjtoreve tona të lashta, pa të cilat nuk do të ishim këta që jemi”, citon rrjeti televiziv serb n1 të ketë thënë Irinej.